Festa e Birrës 2023
Festa e Birrës: Rreth Nesh
Festa e Birrës Korçë është kthyer në traditën më të shumëpritur dhe të shumëpërfolur çdo fund gushti, jo vetëm në rajonin juglindor por në të gjithë territorin e Shqipërisë për 17 edicione me rradhë.
Viti 2023 shënjon edicionin e 17-të të këtij eventi e me krenari pohojmë se Festa e Birrës ka arritur standarde të larta organizimi vit pas viti e duke ridimensionuar format e argëtimit dhe të turizmit në vend.
Korça është modeli i një qyteti që mund të mirëpresë një event të këtij kalibri; djepi i kulturës e arsimit që ofron shumëçka për të gjithë turistët vendas dhe të huaj.
Festa e Birrës Korçë nisi rrugëtimin në vitin 2005 me një objektiv të mirëpërcaktuar: krijimin e një tradite që do t’i mbijetonte kohës, që do ta kthente Korçën në një lokomotivë zhvillimi që pasohej me të gjitha qytetet dhe fshatrat në rajonin Juglindor të vendit. Festa e Birrës është kthyer në destinacionin më të kërkuar dhe shumëpritur çdo fund gushti, duke mirëpritur me mijëra vizitorë gjatë të pesta ditëve të organizimit.