Festa e Birrës 2023

Festa e Birrës: Vizito atraksionet turistike përreth Korçës

Zbulo Voskopojën

  • Kishat dhe Trashëgimia kulturore: Vizita nëpër kishat e Voskopojës dhe Bazilikat e stilit post-bizantin, për t'u njohur nga afër me trashëgiminë dhe vlerat kulturore që ato përfaqësojnë.
  • Natyra: Për të apasionuarit e natyrës, në Voskopojë mund të eksploroni shtigjet e shumta, si: Voskopojë - Shipckë, Voskopojë - Shën Kostandini, Voskopojë - Maja e Pasha Tepes, Voskopojë - Rezervuari i Zhombrit, Voskopojë – Shën – Prodhrom - Maja e Vainës.Voskopojë - Antenat, etj.
  • Shëtitje nëpër fshat: Shijoni bukuritë karakteristike të traditës së punimit të gurit, arkitekturën dhe afresket e kishave, rrugët me kalldrëm, çezmat me gur të skalitur, etj.
  • Aktivitetet sportive: Ecje, marshim në natyrë, shëtitje me kalë, shëtitje me biçikletë, etj.
  • Gatimet tradicionale: Në restorantet në Voskopojë, do të shijoni gatimet bio tradicionale të zonës dhe gjatë fundjavave do të argëtoheni nën tingujt e muzikës korçare.
  • Gjatë verës: Kur koha është e bukur, me qiellin e pastër plot yje, kamping me shoqërinë dhe miqtë është një alternative ndryshe. Vendet ku mund të qëndrosh në rrethinat e Voskopojës janë të shumta. Një pjesë e turistëve të huaj që vijnë e vizitojnë Voskopojën me makinën kamper, shpesh qëndrojnë për të kaluar natën aty, duke u mahnitur nga natyra dhe panorama që gjejnë.

Zbulo Vithkuqin

  • Monumente kulturore- historike të Vithkuqit: Vithkuqi është një thesar historik, ku gjenden shumë momente, ngjarje dhe figura historike që i kalojnë përmasat e një fshati apo qyteti.
  • Natyra: Në Vithkuq keni mundësi të shijoni pamjen e mrekullueshme natyrore që ofrojnë kodrat, malet dhe burimet, të gjitha këto të ndërthurura me njëra-tjetrën.
  • Shëtitje nëpër fshat: Mund të kënaqeni duke shëtitur në gjithë fshatin në ajrin e pastër dhe duke shijuar bukurinë e natyrës.
  • Aktivitetet sportive: ecje, marshim në natyrë, shëtitje me kalë, shëtitje me biçikletë, etj.
  • Gatimet tradicionale: Lakrori në saç, qingji i pjekur, peshk të freskët etj
  • Gjatë verës dhe dimrit: Në Vithkuq do të gjeni plot mjedise natyrore çlodhëse shumë të këndshme, por edhe mjaft ambiente të tjera: bare, restorante, hotele apo shtëpi pushimi, në të cilat mund të kalohen pushime të paharrueshme në verë dhe në dimër.

Zbulo Dardhën

  • Kishat dhe Trashëgimia kulturore: vizita në qendër të Dardhës, ku ndodhet kisha e Shën Marisë.
  • Natyra: Për të apasionuarit e natyrës, në Dardhë mund të shijoni pamjet e mrekullueshme të natyrës dhe të eksploroni natyrën e pasur në të gjitha stinët e vitit. Peisazh i bukur është dhe ngjitja për në fshatin Dardhë.
  • Shëtitje nëpër fshat: Shëtitje nëpër shtigjet turistike të Dardhës.
  • Aktivitetet sportive: Ecje, marshim në natyrë, shëtitje me kalë, etj.
  • Gatimet tradicionale: Ndërsa jeni në Dardhë, mund të shijoni lakrorin e pjekur në saç si edhe specialitete të tjera të zonës.
  • Gjatë verës dhe dimrit: Gjatë verës mund të pushosh në shtëpitë e vjetra të shndërruara nga banorët në vila verimi, ndërsa në stinën e dimrit Dardha me pjerrësitë e saj është një vend ideal për amatorët e skive. Pista e skive është në funksion të plotë, dhe është sot një nga pikat më tërheqëse dimërore të Dardhës.

Zbulo Boboshticën

Kishat dhe Trashëgimia kulturore: Vizitorët mund të vizitojnë monumentet kulturore si muzeun, kishat 1000- vjeçare, Manastirin e Shën Marisë, etj. Në të dalë të fshatit mbi një kodër, në krahun lindor jo edhe aq të lartë ndodhet manastiri i Shën Kollit. Në drejtim të veriperëndimit, ndodhet kisha e vjetër e Shën Gjonit, e ndërtuar në shekullin e XII-të dhe e rindërtuar në shekullin e XV-të. Edhe më afër manave ndodhet kisha e Shën Dhimitrit, e cila i përket shekullit të XVII-të.

Natyra: Boboshtica dallohet për një natyrë të mrekullueshme me ajër dhe ujëra të pastra, bimësi të larmishme me shkurre, drurë shumëshekullorë frutorë, dushk dhe halorë, si edhe shumë bimë medicinale.

Shëtitje nëpër fshat: Viziton shtëpitë e vogla prej guri me arkitekturë të veçantë, kishat, rrugët me kalldrëm.

Aktivitetet sportive: Aktivitete rekreative dhe sportive si ecje sportive, vrap, çiklizëm, alpinizëm, ski, hedhje me parashutë, etj.

Gatimet tradicionale: Ushqimet tradicionale si lakror në saç, petulla të fshira, petanik, lloje të ndryshme mishi, etj, ku shija e gatimeve tradicionale ndërthuret me natyrën çlodhëse. Karakteristike është prodhimi i rakisë së manit me ngjyrë të verdhë në të gjelbër.