
Festa e Birrës 2023
Festa e Birrës: Datat dhe oraret e eventeve
Përshkrim i shkurtër i festës 2007 – 2023 (17 vjetori)
17 vite “Festa e Birrës në Korçë”, tashmë është etaloni matës i gjithçkaje që organizohet në vendin tonë. Festa e Birrës 2023 për të tretin vit rradhazi do të organizohet në Terminalin e Autobusëve me një infrastrukturë të kuruar në detaje për të tilla organizime.Korça njihet gjerësisht si qyteti i kulturës, arsimit, serenatave, karnavaleve, etj. Ky qytet mirëpret të gjithë ata qe e duan natyrën e bukur, artin, argëtimin pafund dhe traditën. “Korça qyteti i festave” një program që përmban një sërë projektesh kulturore, artistike dhe turistike e ndërthurur edhe me bukurinë natyrore dhe muzemet e shumta në qytet, e ka shndëruar Korçën në qendrën të më të rëndësishme dhe më të frekuentuar turistike në Shqipëri. Festa e Birrës, një sukses i garantuar ka sjellë më shumë se 100,000 vizitorë gjatë pesë ditëve të festës, duke e kthyer atë në festën më të madhe në Shqipëri.
Festa e Birrës Korçë: 16 – 20 Gusht 2023
Ora: 19:00 – 23:59