Festa e Birrës 2023
Festa e Birrës: Birra dhe Ushqime
Festa e Birrës në Korçë është një event veror gjigand i cili mirëpret me mijëra vizitorë vendas dhe të huaj përgjatë të pesta netëve të organizimit. Në Festën e Birrës në Korçë marrin pjesë kompanitë e birrave lokale dhe të importit në vend të cilat tregtojnë produkte me cilësi maksimale për konsumatorët gjatë organizimit të Festës.
Krahas larmishmërisë së birrave, në Festën e Birrës nuk mungojnë as produktet ushqimore lokale të qytetit të Korçës. Korça, si një qytet me traditë të pasur kulinarie ofron për vizitorët dhe produktet më të mira gjatë Festës. Miq e familjarë konsumojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit birra dhe produktet e mishit.