Festa e Birrës 2023

Festa e Birrës: Fëmijët dhe familja

Këndi i Fëmijëve, gjatë ditëve të festës

Një vëmendje e veçantë në festë i kushtohet edhe fëmijëve. Për ta do të rezervohet një hapësirë e dedikuar, ku do të vendoset një kënd lojrash.
Për argëtimin e fëmijëve angazhohen animatorë nga Fondacioni “Kenedi”, të cilët organizojnë lojëra të ndryshme për fëmijët. Këndi i fëmijëve përfshin animacione dhe lojëra gjithëpërfshirëse si:
  • Tullumbacja me ajër dhe tuneli rrëshqitës, të cilat do të jenë qendra e këndit të fëmijëve.
  • Face painting- fëmijët vizatojnë fytyrën duke imituar kafshë dhe personazhe të ndryshëm, dhe më pas organizojnë shfaqjen/rolin e tyre të ditës.
  • Lojëra rekreative – tryeza pune ku fëmijët do të ngjyrosin, pikturojnë, krijojnë dhe luajnë së bashku.
  • Lojëra sportive – këndi i lojërave zbavitëse organizojnë lojëra të ndryshme fizike si: tërheqje litari, lojëra me top, lojëra rrëshqitesë, birrila, etj.
Prindërit mund të zgjedhin argëtimin së bashku me fëmijët e tyre përgjatë gjithë festës prej orës 19:30 deri në orën 22.00. Animatorët janë të përgjegjshëm jo vetëm për argëtimin dhe sigurinë e fëmijëve, por edhe për komunikimin me prindërit.