Festa e Birrës 2023
Festa e Birrës: Rezervo tavolinën
Për së dyti vit në festën e birrës janë edhe zonat me rezervime.
Për të gjithë ata që duan komoditetin e një tavoline të rezervuar për miqtë dhe familjen, si edhe një shërbim të dedikuar, kjo është zgjidhja më e mirë.
Zona me rezervime është e pozicionuar brenda hapësirës së Terminalit të Autobusave, përballë skenës, e kufizuar nga pjesa tjetër e sheshit, me hyrje dhe dalje të dedikuara.
Si funksionon kjo zonë?
- Rezervimi i tavolinave mund të bëhet online në www.vivere.al
-
Rezervime për tavolinat SUPER VIP (në skenë) janë vetëm me telefon në numrin 069 55 41 654 (Nuk bëhen online)
Për tavolinat e tjera në zonën me rezervime përballë skenës, rezervoni online në www.vivere.al ose rezervoni fizikisht në Terminalin e Autobusëve Korçë.
- Pagesa që ju bëni për rezervimin e tavolinës është vlerë e cila konsumohet e gjitha në pikat e shërbimit brenda zonës me rezervime. Praktikisht ju nuk paguani asnjë lek për rezervimin e tavolinës.
- Ju pajiseni në hyrje me kupona të barazvlefshëm sa vlera monetare që keni paguar për rezervimin e tavolinës, dhe këto kupona i dorëzoni në pikat e shërbimeve ose tek stafi sa herë që doni të konsumoni pije ose produkte ushqimore.
Sa kushton rezervimi i tavoline në këtë zonë?
Data 16 gusht, e mërkurë – 6,000 Lekë
Data 17 gusht, e enjte – 6,000 Lekë
Data 18 gusht, e premte – 10,000 Lekë
Data 19 gusht, e shtunë – 10,000 Lekë
Data 20 gusht, e diel – 10,000 Lekë
Ku mund ta paguaj?
Mund ta rezervosh tavolinën tënde për zonën SUPER VIP në numrin: 069 55 41 654 , pagesën për rezervimin e tavolinës e kryeni fizikisht kur të mbërrini në festë, gjithmonë brenda orës 20:00. Mund ta rezervosh dhe paguash tavolinën tënde edhe direkt në një nga dy hyrjet e dedikuara të kësaj zone, në varësi të vendeve të lira në momentin e pagesës.
Kur mund ta bëj pagesën fizikisht?
Ju mund të paguani tavolinën në momentin që festa hap dyert për të gjithë publikun. Ora 20:00 e çdo dite.
Sa persona mund të hyjnë me një tavolinë të rezervuar?
Lejohen deri në 6 persona në një tavolinë.
A mund të hyj dhe të dal sa herë të dua brenda një nate?
Ju do të pajiseni me një shirit dore me ngjyrë të dukshme në hyrje të kësaj zone, dhe sa herë që dëshironi të dilni dhe të futeni përsëri brenda një nate, do të mund ta bëni lirisht.
A mund të kem të njëjtën tavolinë të rezervuar edhe ditën tjetër?
Nqs keni mundësi t'i rezervoni dhe paguani dhe tavolina është e lirë, patjetër. Në rast se do ta paguani në hyrje, do të përshtateni me tavolinat që janë të lira në momentin e rezervimit.
A mund të mbani të rezervuar tavolinën dhe pagesën e bëjmë në hyrje?
Jo, tavolinat shiten duke telefonuar në numrin 069 55 41 654 ose blihen menjëherë në hyrje & online në www.vivere.al
Ne nuk mund të mbajmë tavolinë të rezervuar pa bërë pagesën fiziksht ose online.
Çfarë ka të përfshirë çmimi i rezervimit?
E gjithë vlera që ju do të paguani për të rezervuar tavolinën është vlerë që ju do e konsumoni 100% me pije dhe ushqime. Praktikisht ju nuk paguani asnjë lekë për tavolinën.
Çfarë produktesh ka brenda kësaj hapësire?
Brenda kësaj hapësire do të gjeni të gjitha birrat e pranishme në Festën e Birrës. Gjithashtu këtu do të gjeni edhe larmishmërinë e pijeve të tjera alkoolike, si long drinks, soft drinks, ujë edhe ushqimet e skarës.
Kur kam të rezervuar një tavolinë, a duhet të blej edhe biletë hyrëse për koncertin e datës 20 gusht?
Po, të gjithë të pranishmit në koncert duhet të kenë bileta hyrëse. Më pas, kush dëshiron është i lirë të rezervojë një ose më shumë tavolina sipas gjithë detajeve si më sipër.
A do ketë dhe tavolina pa rezervim për publikun, pa qenë nevoja të rezervoj?
Po, përveç zonës së dedikuar me tavolina për rezervim, do ketë dhe shumë tavolina të tjera në zonën e lirë, ku mund të uleni dhe t'i përdorni pa asnjë kusht dhe kufizim.