
Festa e Birrës 2025
Festa e Birrës: Birra dhe Ushqime
Festa e Birrës në Korçë është një nga eventet më të mëdha të verës në Shqipëri, që mirëpret çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj përgjatë pesë netëve të saj plot gjallëri dhe atmosferë të veçantë.
Në zemër të festës qëndron padyshim BIRRA – me një përzgjedhje të gjerë të kompanive më të njohura vendase dhe të importit, të cilat prezantojnë produktet e tyre më cilësore. Nga birrat artizanale shqiptare deri te markat ndërkombëtare, vizitorët kanë mundësinë të shijojnë larmi shijesh që kënaqin çdo preferencë.
Por ajo që e plotëson përvojën unike në këtë festë është ushqimi. Korça, e njohur për traditën e saj të pasur kulinarie, ofron produkte të shijshme dhe autentike, duke nisur nga kërnacet e famshme korçare, mishrat e përgatitur në vend, gatimet tradicionale e deri te ushqimi i rrugës që i përshtatet atmosferës festive.
Festa e Birrës është një festë shijesh dhe bashkimi – ku miqtë dhe familjarët mblidhen së bashku për të shijuar birra të ftohta, ushqime të ngrohta dhe momente të paharrueshme në zemër të qytetit.