Festa e Birrës 2025

Festa e Birrës: Datat dhe oraret e eventeve

Përshkrim i shkurtër i festës 2007 – 2024 (18 vjetori)

Prej vitit 2007, Festa e Birrës në Korçë është kthyer në një nga ngjarjet më ikonike të verës në Shqipëri. Në vitin 2024, festa shënon 18-vjetorin e saj, duke konsoliduar statusin si standardi më i lartë i organizimit të festivaleve në vend.

Çdo  vit, festa zhvillohet në hapësirën moderne, me një infrastrukturë të kuruar në çdo detaj për evente të mëdha dhe me një kapacitet pritës të jashtëzakonshëm.

Korça, qyteti i kulturës, i serenatave, i karnavaleve dhe i muzeve, mikpret çdo verë mijëra vizitorë që kërkojnë art, natyrë, argëtim dhe traditë.
Nën moton “Korça, qyteti i festave”, ky qytet është shndërruar në një qendër të gjallë kulturore e turistike, me aktivitete të shumta gjatë gjithë vitit.

Festa e Birrës është kulmi i sezonit veror në Korçë:
🍺 Me mbi 100,000 vizitorë në vetëm pesë net,
🎶 Koncerte madhështore me artistët më të mirë shqiptarë dhe të huaj,
🎡 Një atmosferë që nuk gjendet askund tjetër në Shqipëri.

📍 Festa e Birrës Korçë 2025
📅 13 – 17 Gusht
🕖 Ora: 19:00 – 23:59