Festa e Birrës 2022 ... Vetem në Korçë
Në datat 17-21 Gusht 2022, rikthehet eventi më i madh veror në Shqipëri!
Festa e Birrës, këtë vit ndryshe nga vitet e tjera, do të organizohet tek Terminali i ri i autobusëve, në hyrje të qytetit të Korçës.
Festa do të ketë skenë edhe tek Pazari i Vjetër. Veç artistëve shqiptarë, pjesemarres do të jenë DJ dhe grupet më të njohura muzikore në Shqipëri dhe jo vetem.
Të gjitha grupet dhe këngëtarët do të performojnë live në të 5-ta netën e festës, në të dy skenat të cilat presin si çdo vit vizitorë jo vetëm shqiptar por edhe nga vende të ndryshme të botës.
Kryesisht numri i madh i vizitorëve në festë i atribohet principeve kryesore të organizimit të festës:
* Program muzikor i shkëlqyer me emrat më të njohura të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare
* Pjesëmarrje e një game birrash vendase dhe të huaja
|