Festa e Birrës në vite
Festa e birrës në Korçë është eventi më i madh festiv në Shqipëri.
Mbi 100 000 persona vizitojnë festën e birrës në 5 netët e organizimit të saj. Kryesisht numri i madh i vizitorëve në festë i atribohet principeve kryesore të organizimit të festës:
- Hyrje falas
- Program muzikor i shkëlqyer me emrat më të njohura të muzikës shqiptare dhe jo vetëm
- Pjesëmarrje e një game birrash vendase dhe të huaja
Festa e birrës në Korçë u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e Bashkisë Korçë.
Festivali është nderuar me çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon.
Festa e birrës në Korçë, jo vetëm është një segment i rëndësishëm përsa i përket tërheqjes së vizitorëve në rajon, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit.
Korça, qyteti i festave - qyteti i turizmit shqiptar 2010!
Festa e Birrës, festa më e madhe në Shqipëri nderohet me Çmimin Shqiptar të Turizmit
Festa e Birrës në Korçë, tashmë, një festë e njohur në gjithë Shqipërinë dhe rajonin është nderuar me çmimin shqiptar të turizmit, akorduar nga Ministria e Turizmit Rinisë dhe sporteve si dhe Shoqata e Turizmit Shqiptar. Juria e përbërë nga emra të njohur si dhe ndërkombëtarë kanë vlerësuar Bashkinë e Korçës dhe projektin e saj “Festa e Birrës” si më i miri, si një praktikë e veçantë në llojin e vet për të promovuar Korçën si destinacion turistik.
Festa e birres 2010

Mijëra vizitorë, zgjedhin Korçën në Gusht!. 140 000 gota birre të konsumuara në 4 netët e Festës së Birrës
Festa e birrës”, e them me bindje të plotë, është festa më e madhe në Ballkan që organizon vetëm qyteti i Korçës dhe që i takon popullit të mbarë trojeve shqiptare
Volfran Shkëmbi
Festa e Birrës shënoi kulmin e sezonit turistik për qytetin e Korçës. Pas suksesit të tre viteve më parë, kjo festë erdhi këtë vit, në edicionin e katërt të saj, e shumëfishuar në të gjitha komponentët. Korça, tashmë i vetmi qytet në Shqipëri që organizon festën e birrës është kthyer në qendren e festimeve verore në Shqiperi.
Festa e birres 2009
Festa e birres 2008
Për 4 netë me rradhë, në datat 14-17 gusht 2008, Bashkia e Korçës organizoi Festën e Birrës, e cila pas suksesit të një viti më parë, erdhi këtë vit në edicionin e dytë të saj.
“Festa e birrës…Vetëm në Korçë”, ishte slogani i festës, i cili arriti të realizojë mjaft mirë synimin e Bashkisë, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh vendas e të huaj që festuan dhe u argëtuan së bashku deri në orët e vona te natës.. Këtë vit u rrit numri i kompanive pjesëmarrëse, të cilat së bashku me sponsorat siguruan edhe mbështetjen kryesore financiare për realizimin e Festës së Birrës.
Festa e birres 2007
Me inisiativen e Bashkise Korce ne datat 17,18 ,19 gusht 2007 u organizua per here te pare Festa e Birres ne qytetin e Korces.
Festa e organizuar perpara Pallatit te Sportit "Tamara Nikolla " prane Parkut te qytetit shenoi kulmin e sezonit turistik duke shenuar shifra rekord te pjesemarrjes qe i kaloi parashikimet e organizatoreve.
Me mijera qytetare te Korces,emigrante te ardhur nga Greqia,Italia ,SHBA e me gjere si edhe nje numur i madh personash te ardhur nga qytetet e tjera te Shqiperise shijuan per tri net me rradhe Birra Korcen dhe produktet e fabrikave te perpunimit te mishit Fix dhe Tona.
|