Këndi i Fëmijëve
Nje vëmendje e veçantë do i kushtohet dhe fëmijëve. Për ta do të rezervohet një hapësirë e veçantë, ku do të vendoset një kënd lojrash.
Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit do të angazhohen 50 animatorë nga Fondacioni Kenedi të cilët do të organizojnë lojra të ndryshme për fëmijët. Këndi i fëmijëve do të përfshijë animacione dhe lojra gjithëpërfshirëse si :
• Tullumbacja me ajër dhe tuneli rrëshqitës, të cilat do të jenë qendra e këndit të fëmijëve.
• Vizatime në fytyrë - fëmijët do vizatojnë fytyrën duke imituar kafshë dhe personazhe të ndryshëm, dhe me pas do të organizojnë shfajqen/rolin e tyre të ditës.
• Lojra rekreative – tryeza pune ku fëmijët do të ngjyrosin , pikturojnë, krijojnë dhe luajnë së bashku.
• Lojra sportive – këndi i lojrave zbavitesë do të organizojë lojra të ndryshme fizike si tërheqje litari, lojra me top, lojra rrëshqitesë, birrila, etj.
Prindërit mund të zgjedhin argëtimin së bashku me fëmijët e tyre përgjatë gjithë festës prej orës – 18.00 deri në orën 21.00. Animatorët janë të përgjegjshëm jo vetëm për argëtimin dhe sigurinë e fëmijëve , por edhe për komunikimin me prindërit.
|