Festa e birres 2007
Me inisiativen e Bashkise Korce ne datat 17,18 ,19 gusht 2007 u organizua per here te pare Festa e Birres ne qytetin e Korces.
Festa e organizuar perpara Pallatit te Sportit "Tamara Nikolla " prane Parkut te qytetit shenoi kulmin e sezonit turistik duke shenuar shifra rekord te pjesemarrjes qe i kaloi parashikimet e organizatoreve.
Me mijera qytetare te Korces,emigrante te ardhur nga Greqia,Italia ,SHBA e me gjere si edhe nje numur i madh personash te ardhur nga qytetet e tjera te Shqiperise shijuan per tri net me rradhe Birra Korcen dhe produktet e fabrikave te perpunimit te mishit Fix dhe Tona.
Pjese shoqeruese e te tre neteve te festes ishte edhe spektakli muzikor pjese e te cilit ishin grupe dhe soliste te njohur te muzikes korcare dhe asaj shqiptare si Kamela Islami,Bojken Lako,Stine,Laxarela,Poni,Mateus Frroku,Olsa Papandili,Saimir Braho,Horizonti Blu.Vellezerit Prifti etj.
E vecanta e spektaklit muzikor qe shoqeroi tre mbremjet e Festes te Birres ishte interpretimi live i kengetareve dhe grupeve te ftuar te cilet u priten shume mire nga qytetaret e pranishem.
Ne te tre netet festa ka vazhduar deri ne oret e para te mengjesit dhe nuk eshte shenuar asnje incident.
Te gjitha hotelet e qytetit te Korces kane qene te tejmbushur ne te tre netet.Kjo sigurisht iu mesoi dicka atyre qe morren kenaqesine e festes ne vitin e pare te organizimit:
Per ta pire birren atje ku ka lindur pra per te qene pjese e Festes Korcare te Birres duhet te prenotosh qe me pare po ,po shume me pare qe te mundesh.
Ne Festen e Birres ne Korce duan te jene te gjithe!
|